Jennifer Lopez nxjerr në shitje banesën e saj, por prej katër vitesh askush nuk e blen atë

Jennifer Lopez prej disa javësh po kërkon një shtëpi së bashku me të dashurin e saj, Benn Affleck në Los Angelos.

Mirëpo, një burim thotë se ajo ende nuk ka arritur që të shesë shtëpinë e saj tepër luksoze në Manhatan të New Yourk-ut.

Siç raportojnë mediat, Lopezi e ka vënë në shitje apartamentin në vitin 2017 me një çmim prej 26,96 milionë dollarësh, tri vjet pasi e kishte blerë në vlerë prej 20,16 milionë dollarë.

Ajo ka treguar se apartamentin e kishte menduar dhe më herët që ta shiste pasi aty nuk kishte fare privatësi.

“Ai apartament nuk është ideal për të”, ka shpjeguar burimi.

Mirëpo, apartamenti vazhdon të jetë në shitje ende, pasi askush deri më tani nuk është shprehur i gatshëm të japë paratë që kërkon këngëtarja për të.

Apartamenti përbëhet nga katër dhoma gjumi dhe 11 banjo.