VIDEO/ Vrau me armën e shërbimit më 1989, ja kush është ish-polici që u ekzekutua në Malësinë e Madhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrmjen e djeshme në Shkodër. Sokol Çelaj, 58-vjeçar iu bë atentat fare pranë shtëpisë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Ai ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.

Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.

Mbrëmjen e djeshme, para pak atentatit, ai ka vizituar një të afërm.

Ndërkohë mësohet se Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e sherbimit.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.