Sulmi ku u vranë 12 marinsa amerikanë, ISIS merr përgjegjësinë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në afërsi të Aeroportit në Kabul, ku ndër të tjera janë vrarë edhe 12 marinsa amerikanë.

IS ka postuar lajmin në rrjetin e tyre të informimit, të quajtur Telegram.

Grupi ka thënë se një sulmues vetëvrasës ka aktivizuar një jelek shpërthyes, në mesin e forcave amerikane dhe afganëve.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të ISIS, ISIS-K janë prapa bombardimit.