VIDEO/ Aksidenti me 5 viktima, shihni pamjet e tmerrshme nga Qafë-Muzina

5 persona kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në aksiden Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Qafë-Muzinë.

Siç raportohet një makinë tip ‘Land Rover’ e drejtuar nga shtetasja R.Ç. i ka prerë rrugën mjetit tip furgon me drejtues shtetasin Bardh Prodo. Furgoni për të shmangur përplasjen, ka devijuar nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një greminë 20 metra të thellë.

Shoferi i furgonit Bardh Prodo dhe 4 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit të rëndë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgonin i cili ishte shtypur krejtësisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Rruga në Qafë-Muzinë është problematike për shoferët dhe është një aks i vështirë.