", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/August/26/auto_Screenshot_161629993638.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

Akuzohet për përdhunim, Manchester City pezullon futbollistin

Klubi i Manchester City-t pezullon me afat të pacaktuar futbollistin francez Benjamin Mendy

Njoftimi sapo është zyrtarizuar nga klubi anglez, i cili nuk specifikon arsyen e saktë të vendimit.

"Manchester City konfirmon se pasi u akuzua nga policia, Benjamin Mendy u pezullua nga ekipi deri në përfundim të hetimit. Rasti është subjekt i ligjit dhe klubi nuk preferon të bëjë komente derisa hetimet të përfundojnë, " thuhej në deklaratë.

Sipas medieve angleze, Mendy akuzohet për katër raste përdhunimi dhe një sulmi seksual.