Bari, dënohen me burgim dhe me dëbim 5 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge

 Presidentja e Seksionit Penal të Gjykatës së Barit, znj.Rosa Calia di Pinto, dënoi 10 të pandehur, 3 prej të cilëve banues në Bitonto, me dënime nga 12 vjet në 1 vit e 8 muaj burg në përfundim të gjykimit të shkallës së parë për një trafik ndërkombëtar të drogës midis Shqipërisë dhe brigjeve të Pulias.

Hetimet u kryen në kuadrin e operacionit "Kulmi" nga Drejtoria Investigative e Anti-Mafias italiane dhe Policisë së Shqipërisë, me ndihmën e ndërkombëtarëve të Interpolit, që filluan që në vitet 2017-18.

Hetuesit kanë dokumentuar se Pulia ishte baza kryesore logjistike e organizatave kriminale shqiptare për shitjen e drogës në të gjithë territorin italian. Në dy vitet e hetimeve, u sekuestruan më shumë se 3.5 ton drogë me vlerë rreth 40 milionë euro, në total rreth 7 milionë doza , të cilat u transportuan nga brigjet shqiptare në ato të Adriatikut - në Pulia - me gomone oqeanike dhe, nga toka, me makina turistike.

Nga 10 të dënuarit, 5 janë italianë dhe po aq janë shqiptarë , për të cilët gjykatësi i Barit urdhëroi dëbimin e menjëhershëm pas shlyerjes së dënimit. 

Hetimet komplekse, të kryera me përgjime, ambiente, video-xhirime dhe vëzhgime, shërbime hije dhe kontrolli, të mbështetura më vonë nga deklaratat e dy të penduarve, bënë të mundur arrestimin "në det" në Molfetta të dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi një ton marihuanë. 

Hetimi një vit më parë çoi në 37 arrestime të kryera në të dy vendet dhe konfiskimin e aseteve me vlerë rreth 4 milionë euro , përfshirë një fabrikë kafeje në Vlorë.

Hetimi gjithashtu kishte konstatuar bashkëpunimin e një ushtari të Armës, Giuliano Pasquale, në shërbim te rajoni i Molfetta, tashmë i dënuar me ritin e zakonshëm me 4 vjet e 6 muaj burg, i akuzuar për ndihmën e trafikantëve të drogës në fabrikimin e dokumenteve të rreme, duke i informuar edhe ata për hetimet në vazhdim kundër tyre.