Met Gala këtë vit vjen me një risi të ri, dhe kjo gjë nuk ju ka pëlqyer aspak fansave

Met Gala është padyshim një nga evenimentet më të rëndësishme në botë që I dedikohet tërësisht modës.

Këtë vit ky eveniment do të mbahet në numër më të reduktuar të fturish për shkak të pandemisë, Covid-19 megjithatë, nuk e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Mirëpo, këtë vit ka ,arrë kritika të shumta nga fansat për listën etë ftuarve.

 Mes shumë të ftuarve përfshihen edhe ata që njihen si “influencers”, influecuesit e rrjeteve sociale.

Një agjend i famshëm tha për “Neë York Pos” se nuk është aspak i kënaqur me pjesmarrësit e këtij viti.

“Personalisht, mendoj se Met Gala nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Është shndërruar nga një event super prestigjioz në një vend plot me influencues”.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe kryeredaktorja e “Vogue” e ka zvogëluar listën e të ftuarve nga 600 në 450 dhe në këtë event ajo ka treguar se do të marrin pjesë edhe  Addison Rae, një yll 20-vjeçar i TikTok me më shumë se 82 milionë ndjekës, si dhe YouTuber, Emma Chamberlain, e cila ka më shumë se 10 milionë abonues të platformë.

 Pikërisht ky fakt nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të eventit.

Përfaqësuesit e Vogue nuk kanë dhënë ende asnjë koment për ankesat.

Burimet thonë se tashmë talentet e reja po marrin përparësi, prandaj edhesi të ftuar janë zgjedhur pikërisht ata.