Shiu nuk i ndal, pushuesit në Durrës mbushin plazhin që në mëngjes

Reshjet e shiut nuk kanë ndikuar në numrin e pushuesve të cilët po bëjnë pushimet në Durrës, njofton gazetari i SYRI TV. Pavarësisht motit të vrenjtur dhe reshjeve gjatë natës, duket se “plazhi i madh” ka një numër të lartë plazhistësh që në orët e para të mëngjesit.