Enca tregon arsyen e mbipeshës

Enca është një ndër artistet që është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, dhe mjaft e komentuar për format e saj trupore.

Së fundmi, me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ka zbuluar arsyen e disa kilogramëve të tepërt të saj.

 

“Kam shtuar peshë këtë vit nga aksidenti në këmbë, por ende ndihem bukur si gjithmonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që Enca pas një lëndimi shumë serioz në këmbë, operimit dhe muajsh fizioterapi, u rikthye me disa hite verore.