Champions League/ Ja i ndahen skuadrat në short, surprizë vazoja ku gjendet Milani

32 skuadra e Ligës së Kampionëve do të kompletohen me sfidat e ‘’Play-off’’ që do të luhen ditën e nesërme dhe të pasnesërme ndërsa shorti për fazën e grupeve do të hidhet ditën e enjte në orën 18:00.

Në vazon e parë janë vendosur skuadra kampione të gjitha kampionateve duke filluar nga emra si Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Çelsi (kampione në fuqi), Inter, Mançester Siti, Lile, Sporting Lisbone dhe Vijareal (kampione e Ligës së Europës).

Në vazon e dytë do të jetë Juvja e cila dhe pse doli në vendin e katërt në Serinë A ka koeficient të lartë për shkak të paraqitjeve në Europë. Vetëm vazoja e katërt për Milanin që rikthehet në Champions pas 7 vitesh mungesë. Vazon 3 dhe 4 nuk janë plotësuar ende pasi duhet të presim dhe mbarimin e fazës ”Play-off” për tu kompletuar.

VAZO 1: Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Çelsi, Inter, Lile, Mançester Siti, Sporting Lisbon, Vijareal

VAZO 2: Barcelona, Borusia Dortmund, Juventus, Liverpul, Mançester Junajtid, PSG, Real Madrid, Sevija

VAZO 3: Ajaks, Atalanta, Lajpcig, Porto, Zenit Shën Petersburg

VAZO 4: Beshiktash, Klub Bryzh, Dinamo Kiev, Milan, Volfsburg

KALENDARI

Shorti

26 gusht 2021 nga ora 17:40: faza e grupeve

13 dhjetor 2021: raundi i 1/8

18 mars 2022: çerekfinalet dhe gjysmëfinalet

Faza e grupeve

14/15 shtator 2021: ndeshjet e para

28/29 shtator 2021: ndeshjet e dyta

19/20 tetor 2021: ndeshjet e treta

2/3 nëntor 2021: ndeshjet e katërta

2/3 nëntor 2021: ndeshjet e pesta

7/8 dhjetor 2021: ndeshjet e gjashta

Faza me eleminim direkt

15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars 2022: raundi i 1/8-ve

5/6 dhe 12/13 prill 2022: çerekfinalet

26/27 dhe 3/4 maj 2022: gjysmëfinalet

28 maj 2022: finalja (në stadiumin e Shën Petersburgut, Rusi)