ARRSH: Bllokohet korsia e shpejtësisë në aksin Shkozet-Plepa për 20 ditë

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore njoftuan se do të bllokojnë korsinë e shpejtësisë në aksin Shkozet-Plepa dhe Plepa-Shkozet përgjatë 20 ditëve, nga data 23 gusht deri më 11 shtator. Arsyeja është se do të kryejnë punime për të vendosur ndriçimin.

ARRSH njoftoi se në segmentin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit - Mbikalimi Plepa do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, që është jashtë funksionit.

Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor e do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun e është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa apo Plepa-Shkozet, sipas nevojave dhe fluksit të trafikut, të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe," përfundoi ARRSH.