Shpëtohet nga mbytja çifti në plazhin e Spillesë

Një lajm i mirë vjen nga plazhi në Spille.

Rojet bregdetare kanë shpëtuar nga mbytja një vajzë 25 vjeçe dhe të fejuarin e saj.

Dy të rinjtë, janë futur në pjesën ku përplasen dy rryma. Fatmirësisht, në gatishmëri është gjendur roja bregdetare, që i ka shpëtuar.

Çifti mësohet se ka qenë rreth 8 metra në largësi nga bregu.