VIDEO/ Ramiz Brahimaj i’u desh vetëm një raund për të shtrirë në tapet Sasha Palatnikov

Ramiz Brahimaj është sportisti i radhës që po bën krenar shqiptarët kudo në botë. Brahimaj merret me sportin e MMA dhe së fundmi ka fituar duelin e tij të parë në UFC, kundër Sasha Palatnikov.

28-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në hekzagon me ide të qarta dhe e ka mbyllur ndeshjen që në raundin e parë.

Kapja që i bëri kundërshtarit rezultoi efikase, pasi Palatnikov mbeti pa frymë dhe gjyqtari i ndeshjes e ndali ndeshjen.