Zanetti: Nuk mund t'i gënjejë tifozët e Interit, na pret një sezon shumë i vështirë

Zëvendëspresidenti i Interit Javier Zanetti u pohoi tifozëve të klubit zikaltër se i pret një sezon jashtëzakonisht i vështirë dhe i komplikuar. Megjithatë legjenda e klubit të Interit beson se mund të jenë në krye.

"Nuk mund t'i gënjej tifozët e Interit, ndoshta disa të tjerë po, por unë nuk mundem. Na pret një sezon i vështirë dhe i komplikuar.

Kjo duhet thënë sinqerisht para të gjithëve, por gjithashtu dua të them se besoj se do të jemi në krye sepse trajneri Inzaghi po bën një punë fantastike,” ," tha Zanetti.

Më pas, Zanetti foli për largimin e Lukakut për tek Chelsea, por edhe për afrimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.

"Më erdhi shumë keq për largimin e Lukakut, pasi dha shumë për Interin. Nga ana tjetër, Dzeko është një lojtar i ndryshëm, por me siguri do të jetë një përforcim i madh për klubin tonë. Dua t'u them tifozëve vetëm një gjë, dhe kjo është se lojtarët do të japin gjithçka nga vetja për këtë fanellë, " përfundoi Zanetti.

Interi do të luajë ndeshjen e parë në Serie-A të shtunën në stadiumin e tyre kundër Genoas në orën 18:30, dhe Dzeko pritet të luajë për klubin e ri që nga minuta e parë.