Luajnë kundër Athletic Bilbao-s, trajneri i Barçës publikon listën e lojtarëve të thirrur: ja vendimi për Rei Manajn

Barcelona luan këtë të shtunë kundër Athletic Bilbaos në “San Mames”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në La Liga.

Për këtë sfidë mjaft të rëndësishme trajneri i blaugranëve, Ronald Koeman ka vendosur të grumbullojë edhe sulmuesin shqiptar Rei Manaj.

Manaj ishte i thërritur edhe në duelin e javës së parë kundër Real Sociedat, por nuk ju dha mundësia të debutonte. Edhe pse ka pak mundësi të luaj ndaj Bilbaos, sulmuesi 24 vjeçar shpreson që Koeman t’i jap mundësin të tregojë veten.

Manaj flitej se do  të largohej nga Spanja, por duket se gjasat janë që të qëndrojë pasi gjiganti spanjoll nuk mund të transferojë sulmues, për shkak të vështirësive financiare.