", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/August/20/auto_Screenshot_361629453329.jpg", "width": 900, "height": 625 } }

VIDEO/ Ajax nderon Bob Marley-n, fanella e tretë i dedikohet legjendës së muzikës reggae

Midis Ajax Amsterdam dhe Bob Marley, është një histori e gjatë dashurie. Ata që kanë qenë në “Johan Cruijff Arena” e dinë që këngët e këngëtarit xhamajkan luhen në stadium, para ndeshjeve dhe gjatë përfundimit të pjesës së parë.

Kështu, adidas, vendosi t’ia dedikojë fanellën e tretë të klubit, mbretin të muzikës reggae, i cili vdiq në 1981, 40 vjet më parë.

Tri vizat e famshme të adidas i gjejmë me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës. Marka OEM, sponsori dhe logoja janë me ngjyrë të kuqe.

Gjithashtu në fanellë është edhe një detaj me rëndësi për mbështetësit Ajaxit: prania e tre zogjve të vegjël, me ngjyrat e flamurit xhamajkan në pjesën e pasme të fanellës. Ky detaj ka lidhje me këngën Three Little Birds, që është bërë himni zyrtar i Ajax.