Dy gola dhe një karton i kuq, Tirana fiton miqësoren e 'luksit' kundër Dinamos

Miqësorja e “luksit” mes Tiranës dhe Dinamos, u mbyll me fitoren e pastër të bardhebluve 2-0.

Kjo përballje u zhvillua në qytetin e Pogradecit, ku të dyja skuadrat janë akomoduar, për të zhvilluar fazën përgatitore.

Pavarësisht rasteve pjesa e parë e sfidës përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, djemtë e Orges Shehit, realizuan 2 herë me anë të Seferit dhe afrimit të ri në merkato, Vesel Limaj. Vlen të theksohet fakti se Dinamo, mbeti me 10 lojtarë në minutën e 76-të, pas ndëshkimit të mesfushorit Sidibe, me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku të dy trajnerët si Shkëmbi ashtu dhe Shehi, testuan formën e lojtarëve, nuk mungoi tensioni. Në pjesën e parë, pati një përplasje të sulmuesit Majkëll Ngo me mbrojtësin malazez të Dinamos, Sofranac.