Ilaçi në provë kundër kancerit që lufton edhe Covidin

Një molekulë e vogël agoniste, STING mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj sjell një studim të Penn Medicine.

Sipas këtij studimi, medikamenti që aktivizon përgjigjen imunitare ishte shumë efektivë në parandalimin e COVID -19 të formave të rënda tek minjtë e infektuar me Covid, sipas shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë. Rezultatet e publikuara në Science Immunology, sugjerojnë që ilaçi i quajtur “diABZI” mund të trajtojë edhe koronaviruset e tjerë respiratorë.

Pak medikamente janë identifikuar deri tani të efekshme në bllokimin e infeksionit Covid. Ky punim është i pari që demonstron se aktivizimi terapeutik i një përgjigje të hershme të imunitetit me një dozë të vetme është një strategji premtuese për kontrollin e virusit, përfshirë variantin e Afrikës së Jugut.

“Zhvillimi i antiviralëve efektivë është urgjentisht i nevojshëm për të kontrolluar infeksionin dhe sëmundjen Covid, veçanërisht pasi variantet e rrezikshme të virusit vazhdojnë të shfaqen”, thotë Brataj.

Virusi Covid fillimisht sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator. Si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët viralë duke zbuluar strukturën e tyre molekulare. Ekipi kërkimor filloi të kuptonte më mirë këtë efekt duke parë linjat qelizore të mushkërive të infektuara me Sars/Cov 2 në mikroskop.

Ata zbuluan se virusi është në gjendje të fshihet, duke shkaktuar kështu një vonesë në njohjen dhe përgjigjen e menjëhershme të sistemit imunitar. Studiuesit parashikuan se ata mund të jenë në gjendje të identifikojnë medikamente, ose molekula të vogla me veti të ngjashme me to, që mund të shkaktojnë këtë përgjigje imunitare në qelizat e aparatit respirator më shpejt dhe të parandalojnë infeksionin e rëndë Covid 2.

Për të identifikuar agonistët antiviralë, që do të bllokonin infeksionin Covid, studiuesit kryen një kontroll të 75 medikamenteve që synojnë zbulimin e qelizave pulmonare. Ata shqyrtuan efektet e tyre në infeksionet virale me mikroskop dhe identifikuan nëntë kandidatë, përfshirë dy dinukleotide ciklike (CDN), të cilat bllokuan ndjeshëm infeksionin duke aktivizuar STING (simulimi interferonit).

Ata vendosën të testojnë një agonist të molekulave të vogla të sapoformuara të quajtur diABZI, i cili nuk është miratuar nga FDA, por aktualisht është në provat klinike për trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Studiuesit zbuluan se diABZI pengon fuqishëm infeksionin Covid-19 të disa llojeve, duke përfshirë variantin shqetësues Delta, duke stimuluar interferonin.

 

Së fundi, studiuesit testuan efikasitetin e diABZI në minjtë transgjenikë që ishin infektuar. Meqenëse medikamenti duhej të arrinte në mushkëri, diABZI u administrua përmes hundës. Minjtë e trajtuar me diABZI treguan shumë më pak humbje peshe sesa minjtë e tjerë. Ata kishin ulur ndjeshëm ngarkesën virale në mushkëri dhe në hundë. Po ashtu kishin rritur prodhimin e citokinave, të gjitha në mbështetje të konstatimit se diABZI stimulon interferonin ndaj imunitetit mbrojtës.

Rezultatet e studimit janë premtuese se diABZI mund të jetë një trajtim efektiv për Covid-19, që mund të parandalojë forma të rënda të sëmundjes dhe përhapjen e infeksionit. Për më tepër, meqenëse diABZI ka treguar se pengon replikimin e virusit të gripit dhe rinovirusit në qelizat e kultivuara, agonisti STING mund të jetë më efektiv kundër shumë viruseve të tjerë respirator.