EMRI/ Përplaset nga makina, vdes këmbësori në Elbasan

Një 61-vjeçar ka përplasur një 70-vjeçar në Elbasan mbrëmjen e sotme.

Policia informon se rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Mazda", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Islam Hysa, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Mazda", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.