Djegia e Sarajeve të Toptanëve, Musai: Është në pronësi private, po zhduket trashëgimia kulturore

Arkitektja Doriana Musai, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për djegien e Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës.

Musai theksoi se ndërtesa është në pronësi private, duke shtuar se po zhduket trashëgimia kulturore.

“Po zhduket trashëgimia kulturore. Tirana ka pasur disa ndërtesa të familjeve të vjetra tiranase, edhe ajo e familjes Begeja. Ajo vilë ka qenë e ish Toptanëve, sepse është shitur. Godina është në pronësi private, të atyre që janë trashëgimtarë të ligjshëm, janë ata që e gëzojnë, vila është në gjendje perfekte.

Është ndërtuar nga mjeshtrit vendas, janë muze të gjallë në qytet e duhen ruajtur pa u prekur. Nëse prona publike kalon tek Bashkia, kjo gjë është antikushtetuese”, u shpreh Musai.