‘4 makina plot me para’/ Zëdhënësi i ambasadës jep detaje për largimin e presidentit: Helikopteri nuk i nxinte të gjitha…

Ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është larguar nga vendi me helikopter duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

Ambasada Ruse në Kabul ka dalë me një deklaratë të fortë, ku thuhet se “ish-udhëheqësi afgan i mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij me aq shumë para saqë nuk mund të futeshin dot të gjitha në helikopterin e tij dhe ai u detyrua të lërë disa në aeroport”.

Zëdhënësi i ambasadës ruse në Kabul, Nikita Ishchenko ka folur për RIA Novosti, shkruan agjencia e lajmeve ruse “RT“.

“Katër makina ishin të mbushura me para. [Ata] u përpoqën t’i vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por jo të gjitha arriten t’i fusnin. Disa nga paratë i lanë përtokë në katin e katërt”, shpjegoi Nikita Ishchenko, pa dhënë hollësi se si e mori informacionin.

Ashraf Ghani u bë president i Afganistanit në shtator të vitit 2014, moment i cili shënonte herën e parë në historinë e vendit që pushteti transferohej në mënyrë demokratike.

Agjencia e lajmeve ruse “RT” vijon shkrimin e saj duke theksuar se që kur u zgjodh president i Afganistanit, “Ghani ka pasurf një marrëdhënie të ngushtë me SHBA, e cila ka derdhur gati një trilion dollarë në vend”.

Situata në Afganistan është intensifikuar në javët e fundit. Të dielën, militantët talebanë hynë në kryeqytetin e Kabulit dhe deklaruan se kishin marrë kontrollin e të gjithë vendit.

Në të njëjtën ditë, Ghani u largua nga vendi, duke pretenduar se kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte ikur për të parandaluar çdo gjakderdhje tjeter në kryeqytet.

Sipas raporteve fillestare, ai ka shkuar në Taxhikistan