Pagë marramendëse, PSG tenton të joshë mesfushorin e Manchester United

Sipas raporteve nga “Indipendent”, Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i ofrojë Paul Pogba një pagë prej gati 600,000 € në javë, por vetëm nëse ai do të pranojë të bashkohet me ata falas verën e ardhshme.

Thashethemet për një transferim të mundshëm të francezit në ‘Parco dei Principi’ filluan në fund të korrikut, por kalimi i bujshëm i Lionel Messit bllokoi çdo lëvizje të mesfushorit, në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.

Sidoqoftë, ekipi parizian është i etur për të vazhduar sulmin ndaj yllit francez të mesfushës dhe për të siguruar nënshkrimin e tij sezonin e ardhshëm, është i gatshëm të shpenzojë më shumë se rivalët e tyre të Real Madrid.