Koncerti i Bregoviç/ Peka: Serbia, shtet i kriminalizuar! Fuga: Mund të ketë shkëmbim të kulturave ballkanike

Profesori i Komunikimit Artan Fuga dhe analisti Çim Peka, të ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv, nga gazetarja Armela Ferko, diskutuan për koncertin e Goran Bregoviç në Korçë.

Fuga theksoi se mund të ketë një shkëmbim të kulturave ballkanike dhe më gjerë. Ndërsa, Peka nënvizoi se serbët janë një popull me mentalitet të kriminalizuar dhe kjo gjë u pa edhe në ndeshjen Serbi – Shqipëri, me thirrjet antishqiptare.

Artan Fuga: Mesazhet për humanizmin i mbështes. Njerëzve që kanë qëndrim antishqiptar as vizë nuk do u jepja dhe jo tribunë. Ka njerëz në botë që bëjnë mea culpa, ka raste të shumta në glob. Nuk duhet të kalohet nga qëndrimi ndaj Bregoviç kundër botës serbe.

Çim Peka: Asnjëherë, populli serb nuk ka dënuar masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve. Në Serbi, gjithë ai popull çfarë thirrjesh kishte vetëm pse panë flamur shqiptar. Nëse ka në mentalitet një popull të kriminalizuar dhe pasojë e kriminalitetit të tyre janë vetëm shqiptarët, këta janë serbët. Nuk më tremb arti, por disa gjëra duhen thënë.

Jam kundër edhe idesë se arti serb na civilizon pa kërkuar ndjesë. Nuk jam për të shkuar në ekstrem, por është një popull me mentalitet të kriminalizuar, po nuk e thamë këtë gjë, nuk kemi thënë të vërtetën.