Pushuesi mbytet në det, në Tale të Lezhës

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme.

Një 70 vjeçar raportohet se është mbytur ndërsa ishte duke u larë në det në plazhin e Tales në Lezhë.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.