Gjermania kujton 60 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit

Gjermania po shënon 60 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit, gjatë përpjekjes së të cilit për të kaluar të paktën 140 persona humbën jetën.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e quajti ndërtimin e murit nga viti 1961 e tutje "fillimi i fundit" për regjimin komunist, i cili në atë kohë pretendonte se muri ishte projektuar për të "mbrojtur vendin nga fashizmi".

Steinmeier u bëri thirrje gjermanëve të mos lejojnë që kujtimet e asaj periudhe të zbehen dhe u bëri thirrje atyre të marrin pjesë aktive në demokraci, duke votuar në zgjedhjet kombëtare në vend muajin e ardhshëm.

Në këtë ditë në 1961, me urdhër të udhëheqjes së Republikës Demokratike Gjermane të asaj kohe, filloi ndërtimi i kufirit 155 kilometra të gjatë, i cili izoloi Berlinin Perëndimor deri në 1989.

Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989, në mes të ndryshimeve politike brenda ish Gjermanisë Lindore, të cilat përfunduan me bashkimin gjerman një vit më vonë..