VIDEO/ Shkrumbohet magazina në Zhymë të Lushnjës

Zjarri ka shkrumbuar një magazinë në Zhymë të Lushnjës.

Shërbimi i zjarrfikëseve në Lushnjë ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur mos-përhapjen e zjarrit në biznese të tjera apo sera aty pranë.

Mësohet se si pasojë e zjarrit, ka dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së një hamulloreje pranë magazinës dhe është përcjellë nga era e fortë në drejtim të magazinës.

Kjo magazinë përdorej nga një fermer në zonë. Mësohet se brenda saj ka pasur pompa vaditje. Në magazinë ka pasur zorra me pika për ujitje perimesh dhe plastmas.

Gjithashtu, në të ka pasur edhe vegla bujqësore, që janë djegur të gjitha.