Fotot dhe historia e 14 ekzekutimeve mafioze/ Ari Papa, viktima e fundit e luftës mes bandave në Greqi

Zbulohen për herë të parë detajet e ekzekutimeve të përgjakshme të një prej hakmarrjeve më të forta mes shqiptarëve në Greqi.

Emra dhe foto të papublikuara më parë, që marrin indicie nga vrasja që zgjoi edhe njëherë sagën e krimeve të përgjakshme të viteteve 2007-2008.

Kur në 30 maj në Sepolia, Athinë, u ekzekutua me armë zjarri një shqiptar 32-vjecar, për të gjithë u duk atentati i zakonshëm i radhës. Por, kur u mësua identiteti i vërtetë i tij, atëherë gjërat ndryshuan dhe shumë ngjarje u lidhën njëra me tjetrën në 15-vjecarit e fundit.

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS.

Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb.

Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qellimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Ari Papa ishte tentuar të vritet edhe në 26.05.2019. Ai u qëllua rreth orës 20.40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”.

U transportua menjëherë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mori ndihmën e parë dhe shpëtoi nga rreziku për jetën. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane.

Ari Papa fillon të mbrohet, duke parandjerë se vdekja i afrohej. Në 25.02.2021 arrestohet nga policia greke në qendër të Athinës duke udhëtuar mbi një patinë elektronike. Ai mbante veshur një anti-plumb, ndërsa në brez kishte një pistoletë turke të llojit Baikal.

Cuditërisht policia e lë të lirë. Një ditë më pas, bie sërish pre e atentatorëve të tij. Aty ku u godit në 2019, pikërisht në “Stacionin e Larisit”, aty goditet përsëri në 26.02.2021.

Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij.

Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku sërish i shpëtoi vdekjes.

Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera.

Papa tha për policinë se ndodhej në vendin e ngjarjes së bashku me dy shokë të tij të quajtur Orlando dhe Ani, të cilët jo vetëm që u larguan me vrap pas ngjarjes, por as e kontaktuan më pas për ta pyetur për shëndetin.

Megjithatë policia përfundoi hetimet për ngjarjen në 13 mars duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës.

Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38-vjec (nën arrest), “Dorian” 32-vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjec (nën arrest).

“Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një Kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Megjithatë policia greke e lidh veprimtarinë e Ari Papës me atentatin e parë të ndodhur ndaj tij, pikërisht në 20.07.2007, kur ai ishte vetëm 18-vjec. “BalkanWeb” hedh dritë mbi atentatin e parë ndaj Ari Papës dhe historisë së përgjakshme të 14 vrasjeve dhe 13 tentativave të vrasjeve të ndodhura nga përplasja e bandave shqiptare në vitet 2007-2008 në Greqi. Për një pjesë të ngjarjeve u arrestua shqiptari i rrezikshëm Dashamir Kasemi dhe grupi i tij.

“BalkanWeb” zbulon për herë të parë emrat e viktimave dhe fotot e ngjarjeve, si dhe detaje të tjera ekskluzive. Pikërisht Papa ishte pjesë e përplasjes së këtyre bandave duke mbetur i plagosur në atentat nga grupi i të ashtuquajturit “Dashi”, ndaj dhe media greke e quan vrasjen e tij si pjesë e këtij zinxhiri.

Në 20.07.2007 u krye atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandioti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa.

Për atentatin e parë ndaj Ari Papës si dhe për 10 atentate të tjera dhe 11 vrasje policia greke arrestoi Dashamir Kasemin, Kreshnik Kasemin, Bledar Ahmetajn dhe Roland allias Silvio Caren. Ky i fundit rezulton aktualisht person në kërkim në Shqipëri për vrasjen e 42-vjecarit Shkëlzen Kastrati në Fier në shkurt 2021.

Cfarë ndodhi në vitet 2007-2008 mes bandave shqiptare në Greqi, ku bënte pjesë edhe Ari Papa?

Një grup i madh shqiptarësh, kryesisht të rinj që më pas do të ktheheshin në vrasës, organizuan një bandë prej 20 personash me qëllim trafikimin e drogës. Pas prishjes së pazarave mes tyre, grupi u nda në dy pjesë. Në këtë moment ndërmjet tyre filloi një luftë e ashpër për kontrollin e trafikut të drogës që përfundoi me vrasjen e të gjithë anëtarëve të njerit grup përvec një prej tyre që u arrestua në qershor 2007, ndërsa nga grupi tjetër mbetën 5 persona, 4 u arrestuan në 2008 dhe njëri u shpall në kërkim.

Per here te pare, emra e viktimave te perplasjes se pergjakshme te atyre viteve:

16.03.2007 ne rrugen “Paraskevopoulo” ne Agio Pantaleimona, Athine vritet Erland Nimani, 22-vjec. Ai u vra ne Internet-Cafe “Lan Games”, duke u qelluar me 5 plumba nga dy persona.

01.03.2008 ne rrugen “Axarnon” ne Agio Pantaleimona, Athine vritet Anduel Zoto, 21-vjec. Ai u qellua teksa udhetonte me motorr nderkohe qe ne vendin e ngjarjes u gjeten 9 gezhoja dhe 1 kreher i boshatisur. Zoto ishte shok i ngushte i Erland Nimanit.

27.03.2008 tentohet te vritet ne nje park ne Sepolia, Stilian Ahmeti 21-vjec teksa ndodhej sebashku me Silvio Caren. Ahmeti mbeti i plagosur ne kembe. Ahmeti vite me vone u arrestua bashke me nje rumune 22-vjec per grabitje argjendarin ndersa Silvio Cara qe aktualisht kerkohet ne Shqiperi u arrestua si pjese e bandes se vrasjeve te viteve 2007-2008.

08.06.2008 ne rrugen “Raidhestou” ne Tampouria, Pire vritet Elvis Bogdani 23-vjec. Ne vendngjarje u gjeten 2 pistoleta qe i perkisnin Bogdanit dhe disa fisheke te qitura nga armet e atentatoreve. Autoret e vrasjes u identifikuan nga nena e viktimes, e cila ishte deshmitare okulare sebashku me motren dhe nje shoqe te viktimes. Bogdani ishte rekrutuar nga banda qe ne vitin 1998 kur ishte 12-vjec ndersa pas disa vitesh u shkeput duke krijuar grupin e tij. Nje shkrim i gazetes “To Vima” ne dhjetor 2014, indirekt permend emrin e Klodian Lekocajt si i perfshire ne vrasjen e Bogdanit. Lekocaj njihet si nje nder te ashtuquajturit krere te “Mafies se burgjeve” ne Greqi, te perfshire ne vrasjen e avokatit grek Zafiropoulos dhe disa shqiptareve te tjere ne burgjet greke si Arber Bako e Bandiol Tusha allias Bardhyl Tusha.

05.09.2007 ne nje apartament ne rrugen “Vorio Epiri” ne Kolono, Athine vriten Vasil Lici 25-vjec, Aldo Agalliu 21-vjec dhe Besnik Pajaziti 25-vjec. Ata ishin qelluar me arme ne koke nderkohe qe na banesen e tyre u gjeten vec armatimit edhe uniforma te policise greke si dhe droge.

21.10.2007 ne rrugen “Neof. Metaksa”, Athine dy persona te maskuar qellojne ne brendesi te nje kafeneje duke vrare shtetasit Edmir Cela 33-vjec dhe Eleni Stathoulopoulou ndersa u plagosen pronari i kafenese Shkelqim Velcani si dhe Ledjo Stamarko, Erkan Cuko e Rulan Pasa. Ne vendngjarje policia gjeti sasi te madhe droge nderkohe qe rezultoi se Velcani ishte person ne kerkim.

18.01.2008 jashte nje kafeneje ne rrugen “Ermou” dhe “Keratsini” vritet Kristaq Qirko 44-vjec. Ai mori 21 plumba ne trup teksa po drejtonte motorrin e tij. Qirko, nje person me precedente te shumefishte penale, ishte liruar nga burgu ne 15.05.2001 dhe ne 17.07.2001 i ishte bere atentat nga dy persona duke mbetur i plagosur.

21.03.2008 ne nje zone pyjore ne Maratone te Athines u gjet kufoma e Albert Hoxhes, i cili u gjet i zhveshur dhe me plage ne koke shkaktuar nga arme zjarri. Viktima ishte me precedente te meparshem penale.

20.07.2007 ne kryqezimin e rrugeve “Liosion” dhe “Sozopoleos” tre persona plagosin me arme zjarri shtetasit Georgio Tarnovalinski dhe Aristidi Pappa.

16.08.2007 ne rrugen “Mermiga” ne Agio Pantaleimona kater persona tentuan te vrasin me arme zjarri shtetasin Erald Perri, i biri i Leandrit dhe Mirandes, 22-vjec nga Libofsha e Fierit.

26.04.2008 ne rrugen “El. Venizelos” ne Nea Smirni dy persona qelluan ne drejtim te shtetasve Elton Hamitaj, Tonin Kola dhe Leonard Ndokaj te cilet udhetonin ne nje makine. Si pasoje mbeti i vrare Hamitaj dhe u plagos Kola. Te tre personat ndaj te cileve u qellua ishin me precedente te meparshem penale.

14.05.2008 ne rrugen “Alkiviadou” ne Agio Pantaleimona u qellua drejt nje kafeneje ku mbeten te vrare rumuni Paul-Catalin Botezatu dhe shqiptaret Fluturim Lalaj dhe Afrim Zeneli allias Fotaq Dimeli.

Nje pjese te madhe te ketyre vrasjeve policia greke ja faturoi Dashamir dhe Kreshnik Kasemit, Roland allias Silvio Cares dhe Bledar Ahmetajt, te cilet u arrestuan ne vitin 2008, por qe jo te gjithe ndodhen ende ne qeli.

Ne fakt Dashamir Kasemi aktualisht 46-vjec, ose “Dashi” nga Vlora nuk ishte nje emer i panjohur per policine. Ne vitin 1999 ai u arrestua se bashku me shtetasit Edmond Gani, Ilir Sema, Eduard Hila, Maria Kaza, pasi se bashku me te kerkuarin e atehershem Genti Gjika, u akuzuan per torturimin duke e djegur me hekur e cigare 18-vjecarin atehere Edi Myftari.

Megjithate, pertej lidhjeve me bandat e viteve 2000 ne Greqi, policia greke heton edhe ne dy pista te tjera ne vrasjen e Ari Papes. Njera eshte perpjekja e tij per te krijuar grupin e tij ne trafikun e marijuanes dhe kokaines dhe tjetra lidhet me nje vrasje e grabitje te ndodhura ne Renti ne 2012 dhe ne komunikimet qe Ari Papa kishte ate periudhe me krere te policise greke.