VIDEO/ Kamionçina e ngarkuar me rrush përplaset me ‘Citroenin’, makina përmbyset në rrugë

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin Fier-Lushnjë. Një automjet tip kamioncinë i ngarkuar me rrush, raportohet se është përplasur me një automjet tip Citroen.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Dushk. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, makina tip Citroen ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës ndërsa kamionçina ka përfunduar jashtë saj.

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip "Citroen" me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.