Sezoni 2021-2022 i Premierligës nis me rregulla të reja për tifozët

Sezoni 2021-2022 në Premierligë po fillon këtë javë, me tifozët që do të kthehen në stadiume pas lehtësimit të kufizimeve të “COVID-19”.

Edicioni i ri në Premier Ligë fillon zyrtarisht të premten, me sfidën hapëse që luhet mes Brentford dhe Arsenal në orën 21:00.

Sidoqoftë shumë tifozë kanë ende dilema nëse stadiumet do të jenë të mbushura për këtë sezon të ri.

Federata Angleze ka theksuar se tifozët do të lejohen në stadiume, por paraprakisht ata duhet të jenë të përgatitur për të treguar se a janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë një test negativ të Covid-19.

Premier Liga ka njoftuar se tifozët do të jenë subjekt i kontrolleve javore të statusit të tyre rreth Covid-19.

Në një deklaratë të lëshuar në lidhje me protokollet e ditës së ndeshjes, Premier Liga tha se tifozët që shkojnë në stadiume duhet të jenë të përgatitur për të treguar se janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë një test negativ në 48 orët e mëparshme.