Kapet në doganën e Durrësit, kamioni me barna kontrabandë

Dogana e Durrësit ka sekuestruar një sasi barnash që po futeshin kontrabandë në Shqipëri me një kamion që deklaroi të tjera mallra, por jo medikamentet në fjalë.

 Strukturat doganore në Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e padeklaruar, të cilat u sekuestruan”, thuhet në njoftim.

Dosja dhe provat iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.