Grabisnin vilat e të pasurve, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë grabitur banesa të ndryshme në Milano.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A.R 43 vjeç dhe M.K 31 vjeç.

Karabinierët shprehen se këta persona dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa, kurse policia ka sekuestruar sende të grabitura.

Shqiptarët vidhnin shtëpi, pronarët e së cilave ishin larguar për momentin për pushime apo arsye tjetër. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa grabisnin një banesë në “Baldinuçi” rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj hajdutëve.

Gjatë arrestimit, policia i kapi shqiptarët me një çantë të mbushur me bizhuteri, të cilat vlenin mijëra euro.