Këmbësori në gjendje të rëndë, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmje pranë fshatit Kameras në Krujë.

Një automjet ende i paidentifikuar raportohet se ka aksidentuar duke lënë të plagosur rëndë një 68 vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.