Si do të jetë moti në fundjavë?!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo fundjave,7-8 gusht, përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Ditën e shtunë temperatura maksimale në shumë qytete do të jetë 35 gradë Celsius, ndërsa të dielën do të ketë një rritje të lehtë të tyre, deri në 38 gradë.

Statusi i plotë

 Përshëndetje nga SHMU!

Kjo fundjavë përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Era ditën e shtunë do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, ndërsa të dielën do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut mesatare në mesditë e pasdite. Deti i forcës 3 ballë.