FOTO/ Shamrok Rovers-Teuta, formacionet zyrtare

Skuadra e Teutës luan sot ndeshjen e parë ndaj Shamrok Rovers, kampiones në fuqi të Irlandës, të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Një duel i rëndësishëm në transfertë, në të cilin tekniku Edi Martini është dashur të përballet me disa mungesa.

Më e rëndësishmja, ajo e Aleksit, është zgjidhur duke krijuar dyshen Daja-Karabeci në mesfushë.

Ndërkohë, Dragarski rreshtohet në qendër të mbrojtjes përkrah Arapit.

Bie në sy se trajneri ka vendosur që të luajë me mbrojtësin Xhekson si mesfushor ofensiv në krahun e majtë, ndërsa Vila e Kallaku plotësojnë treshen që do të veprojë pas krahëve të Seferit, me Georgiev që do të jetë në stol.