U hodh nga pallati, kush është mjekja që humbi jetën sot në Tiranë

Një 27 vjeçare u raportua se humbi jetën ditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. E reja është identifikuar si Klaudia Pajo, me profesion mjeke.

Ngjarja ndodhi në orën 14.50.

Pajo me origjinë nga Kuçova ishte mjeke në Spitalin e Traumës.

Sipas banoreve të zones e reja nuk banonte në Pallatin me Shigjeta, por në pallatin ngjitur.

Banorët pohojnë po ashtu se Pajo vuante nga gjendja depresive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.