Pas deklaratës shokuese të reperit DaBaby lidhur me komunitetirn ‘LGBT’, edhe Miley Cyrus ka diçka për të thënë

Reperi i njohur Dababy, në një nga koncertet e tij bëri një deklaratë aspak të ndjeshme lidhur me personat me Hiv dhe “LGBTIQ”.

E gjitha kjo shkaktoi zemërimin e fansave të cilët ju kanë kerkuar disa festivaleve që ta hiqnin nga lista e artistëve pjesmarrës.

Shumë artistë të ndryshëm reaguan ashpër ndaj reperti, duke u shprehur se deklarata e tij është një turp i madh dhe se duhet të kërkojë falje publike.

Mirëpo, këngëtarja e njohur Miley Cyrus, u përpoq që ta ulte tensionin e gjithë kësaj situate duke u komunikuar pubikun vlerën e “edukimit “ të personave që dalin kundër këtij lloj komuniteti.

Miley tha se është ‘më e lehtë të kritikosh/anulosh dikë sesa të gjesh falje dhe dhembshuri në veten tonë ose të marrësh kohë për të ndryshuar zemrat dhe mendjet’.