Goditja/ Berisha e kthen batutën ‘do hani bar’ kundër Yuri Kim

Sali Berisha e ka përdorur shprehjen e Yuri Kim që u bë e famshme pak ditë më parë, kundër ambasadores amerikane. 

Nëse Kim e shantazhoi Partinë Demokratike se po mos ndahej nga Berisha do “hante bar”, pra do sakrifikonte qëndrimin e gjatë larg pushtetit, ish-kryeministri është marrë gjatë me këtë shprehje. 

Ai ka shpjeguar origjinën e saj nga koha e regjimit komunist që i thoshte popullit të vet se do hanë bar, por parimet dhe rrugën drejt Marksizëm- Leninizmit nuk e shkelim. 

Pra Berisha e vuri theksin se të gjitha regjimet utopike i kërkojnë subjekteve të tyre, t'i nënshtrohen fantazmagorive të pavërteta.

Kështu po ndodh edhe sot, aludoi Berisha, duke e akuzuar ambasadoren Kim se përdor metodat e regjimit diktatorial për ta akuzuar atë si të korruptiar dhe minues të demokracisë.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se shqiptarët nuk duhet të hanë bar, por të kërkojnë të njohin të vërtetën. Duke lajmëruar se ai e ka depozituar padinë për shpifje  kundër Sekretarit të Shtetit Blinken në gjykatën e Parisit,  ai tha se kërkonte vetëm një gjë: të nxirreshin faktet apo dokumentet që e kishin shpallur atë ‘Non Grata'.   

Natyrisht, tha Berisha, se ka shqiptarë që enden studiove televizive që e kanë shitur apo e kanë deleguar arsyen, por secilit sistem në secilin vend i bën mirë të dijë dhe të njohë të vërtetën. Pra thelbi i ndërhyrjes së liderit historik të PD që se pa i nxjerrë faktet, ai nuk kishte nëdërmend të dëgjonte thirrjet për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. “Unë do të jem në atë parlament ashtu siç më kanë dërguar zgjedhësit shqiptarë” theksoi ai, shkruan Lapsi.al

Deklaratën për barin nga ana e ambasadores Kim, të cilën Berisha e cilësoi si “guvernatore që mbështet marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit” ai e etiketoi si më skandalozen që një diplomat ka bërërë ndonjëherë. “Ajo nuk është ende vonë të kërkojë falje” tha ai.

Pra Berisha doli në konferencë shtypi, shkruan Lapsi.al,  për të nënvizuar se askush nuk mund të ndëshkohet pa pasur fakte, por me justifikimin se kështu e do Amerika. Një logjikën e tij kjo do të thoshte ta ushqesh popullin me bar dhe jo me të verteta./LAPSI