Bashkëshorti i princeshë Eugenias fotografohet nën shoqërinë e tre modeleve

Në “Pallatin Mbretëror të Britanisë së Madhe” ka shpërthyer një skandal sa i përket njërës nga princeshat.

Në fakt ajo nuk është anëtare kryesore e familjes mbretërore, por një person shumë i dashur për vetë mbretëreshën pra mbesa e saj, Princeshë Eugenia.

Kohët e fundit,  bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, është fotografuar në Kapri të Italisë në një jaht luksoz.

 Megjithatë, ai nuk ishte vetëm, as në shoqërinë e së shoqes.

Jack ka kaluar tre ditë pushime nën shoqërinë e tre vajzave të bukura të cilat thotë se i ka mikesha.

Bëhet fjalë për modelet e famshme me origjinë italiane, Rachel Zalis, Maria Buccellati dhe Erica Pelosini.

N ë njërën nga foto ai përqafohet me modelen Maria Buccellati, ndërsa një nga modelet e tjera po merrte rreze topless.

Ende nuk ka asnjë reagim nga princeshë Eugenia lidhur me këto lajme.