Rama me pushime, Maqedonia shpall gjendjen e krizës nga zjarret

Në një kohë që kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë zyrtarisht pushimet dhe preferon që të qendrojë në ndonjë nga resortet e jugut, vendi ynë digjet nga flakët e zjarrit.

Por ndryshe ndodh në vendin fqinj, pasi Maqedonia e Veriut ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend. Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për Koordinim dhe Menaxhim të krizave.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, ligji i mundëson qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka refuzuar vazhdimisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend në raste krizash. Kjo për shkak të keqmenaxhimit dhe arkës bosh të shtetit.