VIDEO/ Zjarri pranë depozitave të naftës, Leli: Dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr masiv është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Vatra ishte shumë pranë ish-depove të naftës në Nartë.

Situata ishte shumë serioze, pasi flakët po tentonin t’i afroheshin ish-depos.

Fatmirësisht flakët u arritën që të shuheshin. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili monitoroi nga afër këtë proces, pohoi se ka dyshime që ishte një zjarrëvënie e qëllimshme.

Qarku i Vlorës është më i godituri nga zjarri këtë vit, pasi janë regjistruar shumë vatra, ku disa prej tyre janë ende aktive, si ajo në Karaburun që rrezikon edhe Llogaranë.