Lajm i hidhur, ndërron jetë në moshën 53 vjeçare ish-drejtori sportiv i klubit shqiptar

Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme. Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare, ish-drejtori sportiv i klubit të Ferizajt në Kosovë, Nadir Haxhimusa.

Lajmi është dhënë nga klubi “Dardan” përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të parakohshme.

Më parë, Haxhimus kishte veshur dhe fanellën e klubit të Ferizajt  si futbollist dhe gjithashtu kishte mbajtur rolin e trajnerit.