VIDEO/ Dramatike! Të tjera pamje të frikshme nga zjarret në Vlorë

Vazhdon situata e rëndë nga zjarret në Vlorë.

Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve. Këto pamje vijnë nga SYRI TV dhe tregojnë situatën dramatike pranë ish-Depove të Naftës në luginën e Nartës.

Vlora vijon “betejën” me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze.

Zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë.