Sulm me armë në Suedi, raportohet për disa viktima dhe të lënduar

Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe disa të tjerë kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave të regjistruara këtë të martë në Suedi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:44 të pasdites së sotme, në zonën Nasby, në veri të Kristianstad.

Dhjetëra policë janë parë në zonën e sulmit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit dhe numri i viktimave.