Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i javës në Zvicër

Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova, po arrin të konsolidohet mjaft mirë në skuadrën e Baselit, duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në radhët e zviceranëve.

Javën e kaluar, Zhegrova shkëlqeu në fitoren e thellë 6-1 të Baselit ndaj Sionit, duke dhënë dy asist dhe duke realizuar një gol.

Performanca e 22-vjeçarit është shpërblyer dhe ai është shpallur lojtari i javës në kampionatin zviceran të futbollit.

Zhegrova bëri paraqitje mjaft të mira ndaj Partizanit në Ligën e Konferencës, ku në sfidën e parë hyri nga stoli dhe goditi shtyllën, ndërsa në ndeshjen e kthimit zbriti në fushë si titullar duke goditur përsëri shtyllën.