Gjesti fantastik/ Tragjedia ku vdiqën 10 shqiptarë, mërgimtarët ndalojnë për të falenderuar policinë dhe mjekët kroatë

Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar pas aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona e u plagosën mbi 40 të tjerë.

Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e viktimave dhe të lënduarve në tokën e Kosovës.

Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe mjekët në Kroaci.

“Nje super Gjest nga kta Maraklit te Cilet udhtuan neper Kroaci , jan ndalue ne gjdo pikë te policisë dhe ambulances i kan qerasur me pije dhe kafe si shenjë Falenderimi ndaj Neve shqiptarve ne fatkeqsine e autobusit qe ndodhi javen e kalume”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.