FOTO/ Makina karambolohet në Thumanë, plagoset drejtuesi kosovar

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, një shtetas nga Kosova.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Ndërkohë shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.