FOTO/ Sherri me thika në Tiranë, 15-vjeçari i shtrirë në tokë

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje.

Një 15-vjeçar mësohet se është plagosur me thikë. Në këtë foto, adoleshenti i plagosur shihet i shtrirë në tokë.

Shumë njerëz kanë parë skenën e rëndë. Menjëherë aty janë gjendur edhe shërbimet e policisë.

Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë shkaqet e plagosjes.

Po ashtu, është duke u punuar për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit e ngjarjes.