Gerti Bogdani: Çfarë pune ka kryetari i Bashkisë së Tiranës në Lojërat Olimpike të Tokios?

Ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani, me anë të një statusi në “Facebook” ngre pyetjen se çfarë pune ka kryetari i Bashkisë së Tiranës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Bogdani thekson se në të gjitha mënyrat si mund të ketë marrë paratë Veliaj për të shkuar në Tokio, është e rëndë.  

Ai shton se kjo vizitë ndodh, në kohën që Tirana po mbytet me beton dhe është bërë e pajetueshme.

Postimi i deputetit të PD-së Gerti Bogdani:

Çfare pune ka Kryetari i Bashkise se Tiranes ne lojrat Olimpike te Tokyos?

Nese ka shkuar si pjese e delegacionit eshte shume e rende, sepse shteti nuk kishte leke per patur delegacion te plote, e keshtu i la lojtaret pa trajner e pa staf mjekesor!

Nese ka shkuar me shpenzime nga buxheti i Bashkise, prape eshte shume e rende, sepse buxheti i Bashkise eshte ngushtesisht i lidhur me shpenzime per qytetin e jo me udhetime per qejf te kryetarit. Nese Bashkia e Tiranes kishte nje buxhet per lojerat olimpike, do kish kontribuar shume me mire duke ia dhene keto ne ndihme delegacionit qe te conte trajnere e staf mjekesor!

Nese ka shkuar me para nga xhepi, prape eshte rende, se disa mijera euro shpenzime biletash e hoteli per disa foto e selfie, jane shume per nje kryetar bashkie qe paguhet me rroge shteti!

Tirana kafshohet çdo dite e mbuluar me beton, bizneset mbyten me taksa, qytetaret me çmime te ngritura te çdo sherbimi (edhe te ujit te papijshem), nderkohe lista e sjelleve arrogante e abuzive me parate e qytetareve vazhdon e rritet! Tirana meriton me shume!!