VIDEO/ Marrëdhëniet me Serbinë, Albin Kurti: Reciprociteti, jo për hakmarrje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk heq dorë nga reciprociteti me Serbinë duke shtuar se nuk është për shkak të hakmarrjes apo për të vendosur barrierë, por është e rëndësishme për një shtet të shëndoshë.

Gjate seancës plenare shefi i qeverise së Kosovës u shpreh se reciprociteti tregtar është vetëm një element nga reciprociteti i plotë politik.