", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/August/02/auto_210802002133-colusa-county-helicopter-crash-0801-exlarge-1691627904304.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Rrëzohet helikopteri në Kaliforni/ 4 persona gjejnë vdekjen, autoritetet nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun Colusa, Kaliforni. Katër persona në bordin e një helikopteri u vranë të dielën, si pasojë e rrëzimit në një zonë të largët të Kalifornisë Veriore, raportoi Departamenti i Sherifit të qarkut Colusa.

Departamenti konfirmoi vdekjet në stacionin “KXTV”. “Katër personat vdiqën në vendngjarje”, tha departamenti, i cili nuk bëri të ditur identitetet e tyre.

“Helikopteri Robinson R66, u rrëzua rreth orës 13:15 në qarkun Colusa në veri të Sacramento”, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Raportet paraprake tregojnë se katër persona ishin në bord," vijoi deklarata.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.